Ndërsa bota pret që Ukraina të fillojë kundërofensivën e saj të parashikuar kundër Rusisë, zyrtari numër dy në NATO po paralajmëron Kinën që të mos ofrojë mbështetje ushtarake për Moskën ndërsa Rusia vazhdon agresionin e saj brutal dhe të paligjshëm. Të hënën, Britania ofroi një tjetër paketë ndihme për Ukrainën – këtë herë me raketa të mbrojtjes ajrore dhe dronë me rreze të gjatë veprimi – vetëm dy ditë pasi Gjermania njoftoi paketën e saj më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i luftës. Por ndërsa aleatët ndihmojnë në forcimin e Ukrainës përpara një kundërofensive të parashikuar, Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s po paralajmëron Kinën që të mos bëjë të njëjtën gjë për Rusinë, të cilën ai thotë se bota e sheh si agresore të qartë në luftën ndaj Ukrainës. “Nuk kemi parë ende shenja të dhënies së armëve ushtarake nga Kina për të ndihmuar Rusinë, por e dimë se diskutimet po vazhdojnë. Ky do të jetë një vendim shumë, shumë serioz për Kinën që do të ndikojë jo vetëm në marrëdhëniet e tyre me ne, por në reputacionin e Kinës para pjesës tjetër të botës”.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …