NATO-ja përmes një deklarate dënon agresionin rus në Ukrainë dhe sulmet e ushtrisë ruse mbi këtë shtet të pavarur

NATO-ja përmes një deklarate dënon agresionin rus në Ukrainë dhe sulmet e ushtrisë ruse mbi këtë shtet të pavarur

Aleanca Ushtarake Veri-Atlantike përmes një deklarate dënon agresionin rus në Ukrainë dhe sulmet e ushtrisë ruse mbi këtë shtet të pavarur, i cili dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik. Në deklaratë thuhet se dënojmë në shkallën më të ashpër të mundshme sulmin tmerrues të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili është krejtësisht i pajustifikuar dhe i paprovokuar. Mendimet tona janë me të gjithë të vrarët dhe të plagosurit dhe me popullin e Ukrainës. Ne gjithashtu dënojmë Bjellorusinë për mundësimin e këtij sulmi. Ne i bëjmë thirrje Rusisë në shkallën më të lartë që të kthehet prapa nga rruga e dhunës dhe agresionit që ka zgjedhur. Udhëheqësit e Rusisë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat e veprimeve të tyre. Rusia do të paguajë një çmim shumë të rëndë ekonomik dhe politik. NATO do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me palët përkatëse të interesit dhe organizata të tjera ndërkombëtare, përfshirë BE-në”, thuhet në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …