Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters ka komentuar deklaratën e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha dje në Prishtinë se Aleanca po e shqyrton shtimin e përhershëm të pranisë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të fundit. NATO po kërkon një shtim më të përhershëm të numrit të trupave në Ballkanin Perëndimor për t’i mbajtur nën kontroll tensionet, tha ai. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut dërgoi qindra forca shtesë në Kosovë nga Britania dhe Rumania pas një beteje mes policisë dhe serbëve të armatosur të strehuar në një manastir, duke e kthyer një fshat të qetë në veri të Kosovës në një zonë lufte më 24 shtator. Tani po shqyrtojmë nëse duhet të kemi një shtim të përhershme për të siguruar që kjo të mos dalë jashtë kontrollit dhe të krijojë një konflikt të ri të dhunshëm në Kosovë apo në rajon e më gjerë”, tha Stoltenberg gazetarëve gjatë një vizite në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …