NATO mbështet plotësisht normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes procesit të dialogut

NATO mbështet plotësisht normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes procesit të dialogut

NATO mbështet plotësisht normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes procesit të dialogut, ka deklaruar sot në Beograd, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg. Këto komente, ai i bëri pas takimit që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Me këtë rast, Stoltenberg tha se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është platforma e vetme për të gjetur zgjidhje që respekton të drejtat e gjitha palëve. “Misioni ynë i KFOR-it mban një ambient të qetë dhe sigurt në Kosovë. Kjo nënkupton ofrimin e sigurisë për gjitha komunitetet, përfshirë serbët. NATO mbështet plotësisht procesin e normalizimit të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është platforma e vetme për të gjetur zgjidhje që respekton të drejtat e gjitha komuniteteve. Dialogu është çelës i stabilitetit për rajonin”, tha Stoltenberg. Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të bëjë më të mirën për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe për të kultivuar marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet e rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …