Në Samitin e NATO-s, i cili u mbajt në Uashington, autoritete e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku theksohet rëndësia strategjike e Ballkanit Perëndimor për paqen dhe sigurinë rajonale. NATO, rikonfirmoi angazhimin e saj të vazhdueshëm përmes KFOR-it, në Kosovë dhe premtoi monitorimin dhe vlerësimin e zhvillimeve në rajon. Deklarata riafirmon mbështetjen për aspiratat euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimin për mbështetjen e reformave dhe sigurisë rajonale. NATO gjithashtu nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit euroatlantik përmes respektimit të vlerave demokratike dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …