NATO shtonë praninë e saj ushtarake në Kosovë

Aleanca ushtarake veri – perëndimore ka shtuar praninë e saj ushtarake në vendin tonë. Misioni i NATO-s në vendin tonë, KFOR-i ka njoftuar se po përforcon praninë në Kosovë dhe brigada italiane e këmbësorisë “Sassari” do të kryejë një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it. Kjo forcë do të dislokohet në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të situatës së sigurisë, përfshirë edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e KFOR-it. NATO ka njoftuar se ka dërguar në Kosovë edhe 200 ushtarë shtesë italianë për të forcuar misionin e saj paqeruajtës në Kosovë – KFOR. Dërgimi i këtyre forcave është bërë pak ditë pasi shefi i NATO-s, Mark Rutte shfaqi shqetësime për periudhën zgjedhore në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

18 vëzhgues ndërkombëtar kanë ardhur në vendin tonë dhe janë duke mbikëqyrë fushatën zgjedhore

Tetëmbëdhjetë vëzhgues nga shtete t]ë ndryshme të Bashkimit Evropian kanë ardhur në vendin tonë dhe …