Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka thënë se zvarritja e mëtutjeshme e vendimit për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze, është e pakuptueshme dhe indinjuese. “Aktakuzat për të cilat ai është ndaluar, janë hedhur poshtë nga Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi prandaj është e papranueshme që të merren akoma në konsideratë. Ne shprehim keqardhjen dhe solidaritetin tonë për Z. Haradinaj dhe të afërmit e tij duke pritur me padurim që padrejtësia që po i bëhet të marrë fund sa më shpejt”, ka shkruar kryetari, Nazif Cungu.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …