Kryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Nazif Cungu ka deklaruar se shqiptarët në Mal të Zi, janë bashkuar në dy lista zgjedhore dhe në zgjedhjet e ardhshme hynë për t’i fituar tri mandate në Kuvend, por edhe për t’u angazhuar më shumë lidhur me kërkesat e shqiptarëve në këtë vend. Integrimi i shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore, arsimi shqip dhe zhvillimi në vendet e banuara me shqiptarë, janë synimi kryesor i koalicionit që drejton Cungu. Ai në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se me kërkesë të diasporës, kanë tentuar që të gjitha subjektet politike shqiptare të dalin me një listë të përbashkët, por që për fat të keq një gjë e tillë, ishte e pamundur. Cungu thekson se në zgjedhjet e ardhshme në Mal të Zi, tentojnë të fitojnë dy mandate në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …