Ndahen 200 mijë euro për shërimin e invalidëve të luftës

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e
Kosovës ka miratuar vendimin që të ndajë mjetë financiare për kompensimin e
veteranëve për rregullimin e protezave dhe shërimin e Invalidëve të Luftës së
UÇK-së në vlerë prej 200 mijë eurosh. Në këtë mbledhje ku u shqyrtuan 17 pika të
rendit të ditës, kryeministri Isa Mustafa përmendi edhe çështjen e
demarkacionit. Ai përshëndeti gatishmërinë e palës malazeze për rishqyrtimin e
marrëveshjes për vijën kufitare. Qeveria e Kosovës, sipas kryeministrit
Mustafa, jep përkrahjen për një komision ndërkombëtar që do të bëjë vlerësimin
e procedurave të shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Papa Françesku po kërkon falje në Amerikën e Veriut për gjenocidin që Kisha Katolike u shkaktoi indigjenëve

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës

Papa Françesku i ka quajtur mizori bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës. Gjatë fjalimit …