Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Skenderajt me ndihmën e Shoqatës Humanitare “Duartë e Bamirësisë”, ka shpërndarë pako të mëdha ushqimore për 400 familje të cilat janë në asistencë sociale. Pakot janë dhuruar përmes Qendrës për Punë Sociale, e cila i ka ndarë këto ndihma tek familjet përkatëse e në rastet e mungesës së tyre i janë dhuruar familjeve në pritje. Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Skenderaj, Ibush Hetemi, u shpreh mirënjohës ndaj shoqatës “Duartë e Bamirësisë”, duke e çmuar shumë ndihmen e tyre ndaj familjeve në nevojë në komunën tonë.