Ndahet nga jeta Afrim Alijaj, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Ndahet nga jeta Afrim Alijaj, ish-ushtari i UÇK-së, pjesëtar i Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Alijaj nga fshati Duajakë. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi. Ai ka ngushëlluar familjen për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij. “Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Afrim Alijaj nga Dujaka, vëlla i Dëshmorit të Kombit Beslim Alijaj. Do e kujtojmë përgjithmonë si njeri të dashur dhe të afërt, luftëtar të dalluar të UÇK-së, Brigadës 131 dhe Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj”. Me këtë rast ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Pusho në paqe Afrim!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …