Ndahet nga jeta Hasan Hasani përkrahes i luftës çlirimtare dhe aktivist i vazhdueshëm në kultivimin e vlerave kombëtare

Ndahet nga jeta Hasan Hasani përkrahes i luftës çlirimtare dhe aktivist i vazhdueshëm në kultivimin e vlerave kombëtare

Është ndarë nga jeta Hasan Hasani përkrahes i luftës çlirimtare dhe aktivist i vazhdueshëm në kultivimin e vlerave kombëtare. Lajmin e ka bëtë të ditur bashkëvendasi i tij, gjenerali Lahi Brahimaj. “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga ne të Profesor Hasan Hasanit, mik e bashkëvendas imi. Baci Hasan ishte frymëzim për gjeneratën time e do të mbetet frymëzim edhe për gjeneratat që vijnë. Profesor Hasani, ishte në përkrahje të Luftës Çlirimtare, aktivitet që e vazhdoi edhe pas çlirimit, me kultivimin e vlerave kombëtare. Heronjtë e Dëshmorët do të mbesin të gjallë në librat e tij, që janë referencë për historinë më të lavdishme të Dukagjinit, Kosovës e kombit shqiptar. Si atdhetar i devotshëm, ai ishte në përkrahjen time dhe bashkëluftëtarëve të mi, edhe kur u përballem në gjykatat ndërkombëtare. Do të mbetet përherë i paharruar! Lamtumirë Hasan Hasani. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që aq shumë bëre për të dhe e deshe!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi libri: “Kosova në Kapërceyll të Historisë” i autorit Qazim Berisha

Qazim H. Berisha, një emër i njohur në fushën e letërsisë dhe publicistikës shqiptare. Tani …