Nënkoloneli i FSK-së nga Mitrovica, Skënder Hajdari, njëherësh edhe ish-ushtar i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës së Bajgorës, ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pak kohë pasi u soll me plagë në kokë. Policia e Kosovës e kanë konfirmuar se kishin gjetur personin me plagë në fshatin Zjaqë, i cili u dërgua menjëherë në spital, ku edhe vdiq. “Fillimisht është raportuar si i vetëplagosur. Policia kanë shkuar në fshatin Zjaqë, e kanë sjellur në Mitrovicë e më pas në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësi Avni Zahiti për Jepi Zë. Siç mësohet, Hajdari u gjet në fshatin e tij të lindjes pasi ishte konsideruar i zhdukur nga dje. Pranë tij është gjetur një armë për të cilën rezulton se kishte leje. Hajdari njihej si luftëtar i madh i Zonës Operative të Shalës së Bajgorës, ku kishte mbajtur veshur uniformën e UÇK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …