Është ndarë nga jeta, në moshën 72-vjeçare, Kolonel Hysen Ymeri, oficer dhe mësimdhënës si dhe dekan në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur, veprimtari dhe miku i tij, Isuf Ismaili. Ai ka shkruar se kolonel Ymeri i ka stërvitur disa nga luftëtarë kryesorë të UÇK-së, si komandantët Adem Jasharin e Zahiri Pajazitin. “Me dhembje të thellë njoftoj shokët, miqtë e dashamirët se u shua jeta e ushtarakut të denjë, oficerit te shkëlqyer shqiptar, Hysen Dule Ymeri. Kolonel Hysen Ymeri oficer e mësimdhënës si dhe dekan në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve në Tiranë, ndër të tjerë e ka stërvitur edhe Komandantin Legjendar të UÇK-së Adem Jashari, si dhe heroin tjetër Atdheut Zahir Pajziti.
Sot në Ministrinë e Mbrojtës në Tiranë nga ora 10.oo deri në orën 12.00 u mbajten homazhe, ndërsa trupi i tij u varros me nderime në orën 12.00. Ngushëllime familjarëve, shokëve e miqve, si dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e nderojnë veprën e tij të lavdishme atdhetare! Lavdi jetës e veprës së tij atdhetare! I përjetshëm qoftë kujtimi për jetën dhe veprën e tij!”, ka shkruar, Isuf Ismaili.