Ndahet nga jeta major Agron Spahija, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ndahet nga jeta major Agron Spahija, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Sot ka ndërruar jetë ushtari i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agron Spahija. Ai ishte pjesëtar i njësisë elitare, Njësia Speciale – Komando “Tigrat e Zi” dhe pjesëmarrëst në aksione të shumta që realizoheshin me sukses. Gjatë gjithë kohës së luftës, ushtarin çlirimtar, Agron Spahiu e karakterizonte trimëria, guximi dhe vigjilenca gjatë gjithë kohës si dhe gatishmëria për të marrë pjesë në çdo aksion. Pas përfundimit të luftës çlirimtare, Agron Spahija u inkuadrua në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe mandej edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës ku mori gradën e majorit. Varrimi i të ndjerit bëhet sot  në ora 17.00, në varrezat e fshatit Runik të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së: Kujtojmë dhe nderojmë martirët e masakrës në Poklek dhe Çikatovë!

Sot, më 17 prill, kujtojmë një nga masakrat më të tmerrshme që regjimi gjenocidal serb …