leoni

Ndahet nga jeta Miftar Kiqina, babai i katër dëshmorëve të kombit nga Baica e Drenasit

Ndahet nga jeta Miftar Kiqina, babai i katër dëshmorëve të kombit nga Baica e Drenasit

Ndahet nga jeta Miftar Kiqina, lajmin e kanë bërë të ditur familjarët në rrjetet sociale. I ndjeri ishte babai i katër dëshmorëve: Afrim, Bajram, Faton dhe Ramiz Kiqina. Në lidhje me rastin e vdekjes së Miftar Kiqinës, ka reaguar edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj. “Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të katër dëshmorëve, Miftar Kiqina. Ai u bashkua në paqen e përjetshme me Afrimin, Bajramin, Fatonin dhe Ramizin. Ndajmë dhembjen me familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët. Baci Miftar u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij. Ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet sot në orë 15:00 në fshatin e tij të lindjes, Baicë të Drenasit

Kontrolloni gjithashtu

Nesër në Gllogjan nderohet heroina, Fetnete Ramosaj, në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta

OVL e UÇK-së, dega Deçan: Me 5 prill 2025, mbahen homazhe për Heroinën e Kombit Fetnete Ramosaj

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së Dega Deçan: Njoftim! Të nderuara Familje të Dëshmorëve …