Ndahet nga jeta nëna e dëshmorit të kombit, Islam Krasniqit, Naile Tolaj-Krasniqi

Ndahet nga jeta nëna e dëshmorit të kombit, Islam Krasniqit, Naile Tolaj-Krasniqi

Është ndarë nga jeta nëna e dëshmorit të kombit, Islam Krasniqit, nëna Naile Tolaj-Krasniqi, lajmin e ka bërë të ditur kretari i Rahovecit, Smajl Latifi. “Iku nga kjo botë edhe një nënë dëshmori. Nëna Naile Tolaj-Krasniqi, për lirinë e Kosovës përjetoi vuajtjet e humbjes së të birit Islamit, i cili që i angazhuar në radhët e ilegales që në moshën e rinisë në vitet ’70. Burgu e vuajtjet nuk e gjunjëzuan, por mbolli farën e mirë, farë që do të mbijë e jep frytet e veta… Kjo nënë dhe të gjithë prindërit e dëshmorëve meritojnë përcjellje dinjitoze nga kjo botë, por rrethanat aktuale na pamundësojnë të jemi ashtu si duhet, sipas nderit e traditës pranë familjes Krasniqi në Gjakovë e Ratkoc. Megjithatë, kjo letër – dedikim për këtë nënë martire, le të shërbejë si ngushëllim por edhe obligim që kemi ndaj tyre. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se i kemi dalë hakut, ngase ne kemi detyrim të çdoditshëm të ruajmë dhe përparojmë vlerat për të cilat qëndruan, luftuan dhe ranë dëshmorët tanë. Qoftë i paharruar kujtimi për nënën Naile! Lavdi e nderim për dëshmorin e kombit Islam Rexhep Krasniqi!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …