Ka ndërruar sot jetë nënkryetari i OVL-UÇK-së në Kaçanik, Hajrullah Shehu. Kjo është bërë e ditur me anë të disa postimeve në rrjetin social nga familjarë të Shehut. I ndjeri ishte edhe epror në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Varrimi i tij do të bëhet sot pas drekës.
