Veterani i luftës, Elmi Krasniqi ka ndërruar jetë. Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të tij përmes një njoftimi për media. Krasniqi, kishte ndërtuar Spitalin e parë Ushtarak në Likofc për t’i trajtuar ushtarët e UÇK-së. Aty ishte trajtuar komandanti i UÇK-së, Mujë Krasniqi dhe shumë luftëtarë të tjerë. “Me dhimbje e pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se më i dashuri jonë Elmi Jetullah Krasniqi i lindur me 15.09.1952 pas një sëmundje ndërroi jetë me datën 04.12.2020 duke na lënë përjetë të pikëlluar. Varrimi i të ndjerit bëhet me datën 05.12.2020 në fshatin Qabiq ne lagjen e Krasniqve ne ora 15:00. Për shkak të situatës se krijuar ju lusim që në varrim të mbani distancë për sigurinë e shëndetit. Të pikëlluar familja Krasniqi”, thuhet në njoftimin e familjes.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …