Ndahet nga jeta veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet Gajraku

Ndahet nga jeta veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet Gajraku

Është ndarë nga jeta veterani i luftës së UÇK-së, Mehmet Gajraku. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëluftëtari Fatmir Shurdhjaj përmes një postimi në rrjetin social. “Lajm i trishtë për vdekjen e hershme të bashkëluftëtarit të UÇK-së Mehmet Gajraku, njëri ndër luftëtaret e devotshëm e të palëkundur me skuadrën e Gajrakut në pikën ma të rëndësishme ushtarake në Gajrak, që i bënë ballë ofensivave të viteve 1998-1999 bashkë me dëshmorin e kombit Idriz Gajrakun. Ngushëllime Familjes Gajraku, miqve dhe gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së. E paç të lehtë dheun e Kosovës Mehmet. Lavdi jetës dhe veprës tënde Çlirimtar!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për përurimin e bustit të Heroit të Kombit, Shaban Polluzha

Në kuadër të ditës së shkollës “Shaban Polluzha” në Polluzhë, me 4 prill 2025, do …