Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Ndalimi i përdorimit të dinarit serb në Kosovë, ka marrë vëmendjen edhe të mediumeve të njohura ndërkombëtare

Ndalimi i përdorimit të dinarit serb në Kosovë ka marrë vëmendjen edhe të mediumeve të njohura  ndërkombëtare.   Gazeta angleze “Financial Times”, ka shkruar një artikull, të cilin e ka titulluar “Kosova sfidon presionin perëndimor që të vonojë ndalimin e monedhës serbe”. Në këtë artikull është thënë  se “Kosova po sfidon lutjet e perëndimit që shtyn nga e enjtja ndalimin e monedhës së Serbisë për transaksionet me para të gatshme në territorin e saj, një propozim që ka shkaktuar tensione të reja midis dy vendeve pas dekadash paqëndrueshmërie në Ballkan”. Në artikullin e gjatë, ky medium ka treguar për vendimin e BQK-së që të ndalohet dinari serb. Natyrisht, në artikull është raportuar edhe për presionin e ndërkombëtarëve që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet më tutje. “Financial Times” ka raportuar edhe për deklarimet e Serbisë dhe ankesat e saj në lidhje me ndalimin e dinarit serb.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …