Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Ndalimi i subvencioneve të energjisë elektrike për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së nga Qeveria-Kurti është diskriminim në vazhdim

Qeveria-Kurti e ka ndalur subvencionim e energjisë elektrike për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe viktimave civile që nga ky vit. Nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve paralajmërojnë ndërmarrje të veprimeve për ta kundërshtuar këtë vendim pas fundvitit, ndërkohë që Qeveria apo ministria e Financave ende nuk janë deklaruar për këtë çështje. Nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po thonë se Qeveria ua ka hequr benificionin e përfitimit nga subvencionimi i rrymës, privilegj ky që familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe viktimat civile e gëzonin qysh prej miratimit të Ligjit që rregullon të drejtat e tyre. Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi ka thënë se subvencionimi i rrymës për këto kategori është hequr nga buxheti për vitin 2023. Pagesat që deri më sot i kemi marrë në fundvit, tani nuk po i  marrin.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …