leoni

Ndalohen punimet në Kompleksin përkujtimor në Reçak

Me rastin e zhvillimit të punimeve në Projektin “ Rregullimi i infrastrukturës për vendosjen e lapidarit të Ambasadorit Viliam Voker “, në Kompleksin Përkujtimor, në Reçak , të hënën me 19.12.2016, kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli ka bërë një vizitë dhe pasi që ka konstatuar se nuk janë duke u realizuar punët sipas projektit, ka kërkuar nga inspektorët komunal ndalimin e punimeve.
Punimet janë ndaluar derisa të verifikohen nga një komision i udhëhequr nga Agjensioni për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, i cili duhet të konstatojë se a janë duke u realizuar punët sipas kontratës dhe a janë cilësore punët e kryera deri më tani.
Vetëm pas konstatimit se punët janë duke u realizuar në mënyrë cilësore dhe sipas projektit, punëkryesi mund të vazhdojë me realizimin e projektit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …