Ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike në territorin e Komunës së Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, mbështetur në kompetencat që ka dhe mbështetur në ligjet në fuqi, si dhe në kërkesën e Ministrisë së Ambientit, ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjete piroteknike, në zonat e banuara në territorin e Komunës së Malishevës. Përdorimi i tyre do të lejohet vetëm në natën e ndërrimit të moteve, më 31.12.2018, nga ora 23:00, deri më 01.01.2019 në ora 00:30. Për ekzekutimin e kësaj urdhërese është autorizuar Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, duke zbatuar të gjitha masat ligjore të parapara. Po ashtu, edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Malishevës, ditë më parë, ka lëshuar një apel, për mospërdorim të mjeteve piroteknike, me moton “Pa fishekzjarre je i sigurt Ti dhe të Tjerët”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …