Komuna Deçan

Ndalohet therja e kafshëve në secilin mjedis të hapur apo të mbyllur, përveq në mjediset e autorizuara

Të dashur bashkëqytetarë komuna e Deçanit ju njofton se, konfrom pikës 15-të të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/07 të datës 28.07.2020, ndalohet therja e kafshëve në secilin mjedis të hapur apo të mbyllur, përveq në mjediset e autorizuara për therjën e kafshëve. Meqenëse gjendemi në prag të festës së Kurban Bajramit, e tradicionalisht është bërë therja e Kurbanit në vende të caktuara, komuna e Deçanit ju bënë me dije se, një gjë e tillë nuk do të lejohet nga organet e rendit dhe ata të inspeksionit.

Kërkohet mirëkuptimi i të gjithë juve!

Kontrolloni gjithashtu

Rivarrosen eshtrat e Elhami Tahiragës, qytetarit të zhdukur që nga viti 1998

Pas 27 vjetësh, të premtën u rivarrosën eshtrat e Elhami Tahiragës, një qytetar i pafajshëm, …