Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka mirëpritur të premtën djemtë e Kombëtares Shqiptare në Futsall, bashkë me trajnerët dhe stafin. Të shtunën, për herë të parë, Rahoveci do të jetë nikoqirë i një ndeshje të karakterit ndërkombëtar të kombëtareve në sportin e Futsallit në të cilën do të shkruhet historia: Palestra “Mizahir Isma” do të jetë nikoqire e ndeshjes zyrtare Shqipëri – Danimarkë, në kuadër të kualifikimeve për Futsal Euro 2026.
I bëhet ftesë adhuruesve të sportit që të jenë prezent të shtunën me 12 prill nga ora 19:00, me zemër dhe me zë, për të përkrahur Shqipërinë, thuhet në njoftimin e komunës së Rahovecit.