Me nderime të larta ushtarake u varros rreshter Ahmet Menxhiqi

Me nderime të larta ushtarake u varros rreshter Ahmet Menxhiqi

Sot në fshatin Sfaraçak të komunës së Vushtrrisë me nderime ushtarake dhe me prani të familjes, shokëve, kolegëve, bashkëluftëtarëve si dhe shumë qytetarëve nga Vushtria, Mitrovica dhe e gjithë Kosova, u varros nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshter Ahmet Menxhiqi. Duke përkujtuar kontributin e tij në luftën çlirimtare, Bajram Beqiri në emër të  shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dega në Vushtri,  theksoi se Ahmet Menxhiqit iu bashkua luftës për çlirim  duke qenë pjesëtarë  i dalluare i UÇK-së, në  Brigadën 141 të Zonës Operative të Shalës. Edhe pse kishte moshë të re ai u shqua  për disiplinën, kulturën  dhe shpirtin luftarak duke marrë  pjesë në shumë beteja deri në çlirimin e vendit. Në fund, u bën homazhe dhe u vunë kurora lulesh nga KOM i FSK-së, oficer e nënoficer ,shoqatat e ndalura nga lufta e UÇK-së , bashkëluftëtar e familjar të shumtë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …