Duke përfituar nga qëndrimi pasiv i Qeverisë së Kosovës, presionet janë shtuar nga të gjitha anët për të miratuar Marrëveshjen e Demarkacionit për kufirin me Malin e Zi. Gjatë vizitës që ka zhvilluar javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj i është kërkuar që institucionet e Kosovës të përfundojnë sa më shpejt çështjen e kufirit. Në takimet që ministri Hoxhaj ka zhvilluar me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, ka marrë porosinë që demarkacioni të përmbyllet sa më parë. Poashtu një formë tjetër presioni do të vijë edhe nga ndihmëssekretarja e Shtetit Amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland, e cila do të vizitojë vendin tonë me 10 korrik.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …