Ndërlidhja e perfeksionizmit më ankth dhe depresion në kohën pandemisë globale COVID-19 – rast studimi në Kosovë I

Ndërlidhja e perfeksionizmit më ankth dhe depresion në kohën pandemisë globale COVID-19 – rast studimi në Kosovë I

NDËRLIDHJA E PERFEKSIONIZMIT MË ANKTH DHE DEPRESION NË KOHËN PANDEMISË GLOBALE COVID-19 – RAST STUDIMI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Msc. Labinot Dervishaj
2020

ABSTRAKT

Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 500 pjesëmarrës të cilët kanë qenë qytetarë të Kosovës Prej tyre 221 kanë qenë meshkuj dhe 279 kanë qenë femra. Mosha e tyre ka qenë në mes 15 dhe 65 vjeç. Objektiv i studimit e studimit kanë qenë që të identifikohet ndërlidhja në mes të perfeksionimit me ankthin dhe depresionin në kohë karantine. Të bëhen krahasimet në mes të përpjekjeve normale dhe neurotike të njerëzve gjatë përpalljes më koronavirusin. Të identifikohen dallimet gjinore në raportimin e depresionit perfeksionizmit normal dhe neurotik. Hipoteza e parë ka qenë: “Qytetarët e Kosovës raportojnë lidhshmëri në mes perfeksionizmit me ankth dhe depresion”, për analizimin e të cilës është bërë analiza e korrelacionit ku është raportuar lidhshmëri pozitive signifikante në mes perfeksionizmit me ankth dhe depresion. Hipoteza e dytë ka qenë: “Përpjekjet perfeksioniste neurotike në kohën e COVID-19 në Kosovë janë më të theksuara në krahasim me ato normale në funksion të kujdesit ndaj kësaj pandemisë”, për analizimin e të cilës është bërë analiza One-Sample Test ku niveli i perfeksionizmit neurotik ka raportuar mesatare më të lartë se perfeksionimi normal. Hipoteza e tretë ka qenë: “Ekzistojnë dallime të rëndësishme gjinore në raportimin e simptomave depresionit dhe perfeksionizmit normal e neurotik gjatë ditëve të pandemisë”, për analizimin e të cilës është bërë analiza e t-testit. Tek niveli i depresionit meshkujt kanë shfaqur mesatare me të ultë se femrat. Ndërsa niveli i perfeksionimit neurotik meshkujt kanë shfaqur mesatare më të lartë se femrat.

SHQYRTIMI I LITERATURËS

Perfeksionizmi është një cilësi e personalitetit, e cili karakterizohet nga përpjekjet e një personi për të qenë i përsosur dhe vendosjen e standardeve tepër të larta të arritjes, të shoqëruara nga kritika të tepërta të vetëvlerësimit dhe shqetësimet në lidhje me vlerësimet e të tjerëve. Perfeksionizmi është konceptuar më mirë, si një karakteristikë shumëdimensionale, për të cilën psikologët pajtohen se ka shumë aspekte pozitive dhe negative (Stoeber & Childs, 2010; Flett & Hewitt, 2002).
Perfeksionizmi në psikologji, ka të bëjë me të besuarit se, perfeksioni mund dhe duhet të arrihet. Perfeksionimi mund të jetë adaptiv (normal), i cili zakonisht karakterizohet si i shëndetshëm. Perfeksionimi adaptiv është konceptuar me standarde të larta personale të pritura, orientim të vetëdijshëm drejt detyrave dhe performancës, preferencë ndaj rregullit dhe organizimit si dhe me etje për shkëlqyeshmëri. Të gjitha këto ndodhin në një ambient personal, psikologjik e ndër-personal të kritikës dhe negativitetit të ulët, si dhe me mbështetje të lartë për vlerësim (Ashby & Rice, 2002; Hill, Castellino, Lansford, Nowlin, Dodge, Bates & Pettit, 2004).
Forma tjetër e perfeksionizmit është maladaptive (neurotike), e cila karakterizohet si patologjike. Kjo formë e perfeksionimit, potencon standarde tejet të larta të performancës dhe pagabueshmërisë, reagime vet-ndëshkuese kur nuk arrihen nivelet e pritura të performancës, përvoja sociale dhe ndërpersonale, që kultivojnë vet-kritikën dhe dëshpërimin (Rice & Asgby, 2002).
Ndërsa Sarason (1986), e përkufizon ankthin si “preokupim shqetësues, shqetësim në lidhje me ngjarjet që afrohen”. Ai ka përcaktuar karakteristikat e përgjigjeve të ankthit dhe situatat në të cilat ai përjetohet: situatë e parë si e vështirë, sfiduese dhe kërcënuese, individi e sheh veten si jo efektiv në trajtim, ose si të papërshtatshëm; individi fokusohet në pasoja të padëshiruara apo në paaftësisë personale; individi konkurron në aktivitete me detyra të rëndësishme njohëse; individi pret dhe parashikon dështim ose humbje në lidhje me të tjerët.
Çrregullimet e ankthit përbёjnё njё nga elementet më shqetësuese pёr shoqërinё tonё. Edhe pse shumë filozofë, duke filluar nga Aristoteli e deri tek filozofët dhe terapistët ekzistencialë, si Soren Kierkegard-i, kanë dhënë teori të ndryshme mbi anthin, Sigmund Freud-i, psikoanalisti i famshëm vienez i shekullit të XX-të, ishte ai, i cili bёri të mundur përdorimin e këtij termi nё gjuhën e shëndetit mendor. Që nga konceptualizimi i Freud-it për neurozën e ankthit në vitin 1894, si një sindromë të moderuar klinike, ankthi është matur nën kontekstin e teorive psikologjike. Ankthi mund të përkufizohet si një gjendje e padëshiruar dhe e pakëndshme, e cila karakterizohet nga përdorimi i një fjale të vetme “nervozitet” (Han, Hae-Ra., 2009).
Kurse depresioni është një çrregullim i zakonshëm mendor që shprehet me humor të prishur, humbje të interesit apo kënaqësisë, ulje të energjisë, ndjenjës së fajit apo vetëvlerësim të ultë, gjumë të trazuar dhe koncentrim të dobët. Për më tepër, depresioni shpesh vjen me simptomat të ankthit. Këto probleme mund të bëhen kronike apo të përsëritura dhe të çojnë në dëmtime të konsiderueshme në aftësitë e një individi për t’u kujdesur për përgjegjësitë e tij të përditshme (WHO, 2012).
Personat me depresion janë të hidhëruar, të dëshpëruar, nuk u qesh buza, jeta u duket e zbehtë e pa kuptim. Botën e perceptojnë të zymtë, të errët ndërsa të ardhmen pa perspektivë. Shprehja e fytyrës se tyre është e mërzitur, e pikëlluar e vuajtur dhe e vrarë. Çdo ngjarje e jetës jo vetëm nuk u shkakton gëzim por përkundrazi i dëshpëron dhe më shumë. Heqin dorë nga veprimtaritë të cilat me parë u jepnin kënaqësi, humbasin shijen e jetës, madje nganjëherë edhe dashurinë e dhembshurinë për njerëzit e afërt dhe kjo u shkakton atyre vuajtje dhe dhembje të madhe shpirtërore (Kola, 2004).
Femrat përjetojnë depresion më shpesh se meshkujt, nëse depresioni është regjistruar nga nivelet e simptomave depresive ose nga çrregullimi i diagnostikuar unipolar depresiv (Kessler, McGonagle, Swartz & Nelson, 1993; Nolen-Hoeksema, 1990).
Femrat kanë më pak energji dhe fuqi se sa meshkujt në shumicën e shoqërive, ato përjetojnë trauma të caktuara, sidomos abuzim seksual, ato gjithashtu përjetojnë më shumë ngacmime, mungesë respekti. Edhe kur meshkujt dhe femrat përjetojnë të njëjtit faktor depresioni, femrat kanë më shumë gjasa se sa meshkujt te preken nga depresioni për shkak të dallimit gjinor dhe kjo është e lidhur me shkaqet biologjike dhe psikologjike (Anglod & Rutter, 1992).
Studime të shumta kanë treguar se perfeksionizmi është një faktor kryesor rreziku për ankthin dhe depresionin (Blankstein & Dunkley, 2002). Wheeler., et al. (2011), zbuluan se njerëzit e diagnostikuar me çrregullim të ankthit social kishin rezultate më të larta të perfeksionizmit maladaptiv sesa ata që vuanin nga çrregullimi i panikut ose çrregullimi Obsesiv Kompulsiv. Lidhja midis perfeksionizmit dhe depresionit është e dokumentuar mirë (Sherry, Richards & Sherry, 2014).
Duke përdorur parashikuesit më të fortë të depresionit janë shqetësime për gabime dhe dyshime për veprime (Frost, Heimberg & Holt, 1993). Në modelin e Hewitt dhe Flett, parashikuesi më i fortë i depresionit ishte perfeksionizmi i pranuar socialist. Sidoqoftë, gjetjet e tjera tregojnë se Perfeksionizmi vetë-orientues, i cili përfshin standarde tepër të larta personale dhe vetë-kritikë të pamëshirshme, është gjithashtu i ndërlidhur fort me rritjen e shkallës së depresionit (Blatt, 1995).
Fokuset e reja të mëdha epidemike të sëmundjes koronavirusit të njohur si (COVID-19), disa pa origjinë gjurmuese, janë identifikuar dhe po zgjerohen me shpejtësi në Evropë, Amerikën e Veriut, Azi dhe Lindjen e Mesme, me rastet e para të konfirmuara duke u identifikuar në vendet afrikane dhe të Amerikës Latine. Deri në 16 Mars 2020, numri i rasteve të COVID-19 jashtë Kinës ishte rritur në mënyrë drastike dhe numri i vendeve, shteteve ose territoreve të prekura që raportonin infeksione në OBSH ishte 143 (WHO, 2020). Në bazë të “niveleve alarmante të përhapjes dhe ashpërsisë, dhe nga nivelet alarmante të mosveprimit”, më 11 mars 2020, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së e karakterizoi situatën COVID-19 si një pandemi (WHO, 2020).

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …