METODOLOGJIA
Qëllimet e studimit
Qëllimi kryesorë i këtij studimi ka qenë që të identifikohet ndërlidhja e perfeksionimit me ankthin dhe depresionin të qytetarët e Republikës së Kosovës në kohën e pandemisë globale të koronavirusit COVID-19. Qëllim tjetër ka qenë që të përcaktohet niveli më i theksuar i këtyre dukurive tek njerëzit duke matur dhe krahasuar ato njëra më tjetrën në aspektin statistikor.
Objektivat e studimit
Të identifikohet ndërlidhja në mes të perfeksionimit me ankthin dhe depresionin në kohë karantine. Të bëhen krahasimet në mes të përpjekjeve normale dhe neurotike të njerëzve gjatë përpalljes më koronavirusin. Të identifikohen dallimet gjinore në raportimin e depresionit perfeksionizmit normal dhe neurotik.
Pyetjet kërkimore
Çfarë niveli të ndërlidhjes raportojnë perfeksionimi me ankthin dhe depresionin në kohë karantinimi?
Si masa preventive ndaj COVID-19 përpjekjet perfeksioniste neurotike a janë më të theksuara se ato normale?
A ekzistojnë dallime të rëndësishme gjinore në nivelin e depresionit dhe perfeksionizmit normal e neurotik gjatë ditëve të pandemisë?
Hipoteza
“Qytetarët e Kosovës raportojnë lidhshmëri në mes perfeksionizmit me ankth dhe depresion”
“Përpjektjet perfeksioniste neurotike në kohën e COVID-19 në Kosovë janë më të theksuara në krahasim me ato normale në funksion të kujdesit ndaj kësaj pandemisë”
“Ekzistojnë dallime të rëndësishme gjinore në raportimin e simptomave depresionit dhe perfeksionizmit normal e neurotik gjatë ditëve të pandemisë”
Pjesëmarrësit
Ky hulumtim hynë në kuadër të hulumtimeve kuantitative i cili ka mbledhur dhe analizuar të dhëna sasiore përmes procesit të vetë-raportimit në plaftormen online. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 500 pjesëmarrës të cilët kanë qenë qytetarë të Kosovës Prej tyre 221 kanë qenë meshkuj dhe 279 kanë qenë femra. Mosha e tyre ka qenë në mes 15 dhe 65 vjeç.
Pyetësorët/instrumentet
Në këtë hulumtim janë aplikuar tre pyetësorë. Perfeksionizmi është matur më një pyetësor të zhvilluar me 10 pyetje për perfeksionizmin normal dhe neurotik. Pyetësori ka qenë i mbyllur dhe më katër alternativa të mundshme për t’u përgjigjur. Cronbach Alfa, e këtij pyetësori ka rezultuar: α = .769. Ankthi është matur më GAD-7 nga (Spitzer, Kroenke, Williams & Lowe, 2006). Ky pyetësor i ka pasur shtatë pyetje. Pyetësori ka qenë i mbyllur dhe më katër alternativa të mundshme për t’u përgjigjur. Cronbach Alfa, e këtij pyetësori ka rezultuar: α = .899. Si dhe për matjen e depresionit është përdorur inventari The Patient Health Questionnaire (PHQ-9). Pyetësori ka qenë i mbyllur dhe më katër alternativa të mundshme për t’u përgjigjur. Cronbach Alfa, e këtij pyetësori ka rezultuar: α = .877.
Dizajni hulumtues
Ky studim është sasior në të cilin është përdorur metoda korrelacionale për të parë nivelin e ndërlidhjes ndërmjet variablave, por dhe edhe t-testi për të matuar dallimet gjinore. Në shtrirjen kohore është ndërseksional ngase nuk do të bëhet përsëritje e matjeve. Përpunimi i të dhënave është bërë me SPSS pasi ato janë bartur nga Google Forms. Variabla studimore kanë qenë: perfeksionimi, ankthi dhe depresioni.
Procedura
Pyetësori është aplikuar në platformën online më 500 qytetarë të Republikës së Kosovës brenda 48 orëve. Pyetësori ka qenë anonim dhe shumë kondidencial me vetëm disa të dhëna demografike të raportuara të cilat nuk e kanë zbuluar në asnjë rrethanë identitetin e plotë të pjesëmarrësve.
REZULTATET
Qëndrimi në vetizolim (karantinë)
32,8% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Duke lexuar libra dhe gjera të tjera”.
29.4% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Duke bërë aktivitete brenda oborrit të shtëpisë”.
19.9% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Duke dëgjuar dhe lajme”.
10.6% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Duke luajtur lojëra të ndryshme në kushte shtëpie”.
7.3% e pjesëmarrësve janë kanë dhënë përgjigje të tjera si duke bërë pune nga distance, duke shikuar filma, video-lojëra, duke përgatitur ushqim dhe duke u kujdesur për fëmijët.
Burimi i informacioneve të përditshme rreth pandemisë COVID-19
51.2% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Të gjitha më poshtë”.
30.2% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “TV dhe portalet”.
13.4% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”.
5.2% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Ministria e Shëndetësisë
Respektimi i masave të kufizimit të lirës së lëvizjes të caktuara nga Qeveria
85.4% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Plotësisht”.
13.6%% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Pak”.
1.0% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Aspak.
Ndryshimi i dinamikës së jetës nga qendrimi në karantinë
48.6% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Plotësisht”.
45.0%% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Pak”.
6.4% e pjesëmarrësve janë përgjigjur “Aspak.
Nga paraqitja e rezultateve përshkruese ka rezultuar se idetë, synimet, shfaqja dhe ndjesia ndaj veprimeve në këtë periudhë është në nivel të lartë të perfeksionimit (adaptiv) normal. Njëkohësisht nuk kemi raportim të lartë të perfeksionimit (maladaptiv) neurotik por në vlerë të moderuar.
Në bazë të rezultateve përshkruese të konkluduara në lidhje më nivelin e depresionit apo simptomave depresive ka rezultuar më një nivel ultë dhe të moderuar të raportimit të depresionit. Megjithatë më e theksuar ka qenë mos interesimi dhe kënaqësia për të bërë gjera të tjera dhe ndryshimi i oreksit por jo i raportuar në nivel të lartë.
Sipas rezultateve përshkruese të konkluduara në lidhje më nivelin e ankthit është raportuar nivel i ultë i ankthit në përgjithësi. Më specifikisht dhe në nivel më të lartë është raportuar mos mundësia për ta kontrolluar shqetësimin. Ndërsa matjet tjera kanë nxjerrë nivele të moderuara të ankthit.
Rezultatet konkluduese
Hipoteza e parë e këtij studimi ka qenë: “Qytetarët e Kosovës raportojnë lidhshmëri në mes perfeksionizmit me ankth dhe depresion”, për analizimin e të cilës është bërë analiza e korrelacionit ku është raportuar lidhshmëri pozitive në mes perfeksionizmit me ankth dhe depresion [r= .112*, p< .013] dhe [r= .188**, p< .000]. Këto rezultate janë të rëndësishme dhe e mbështesin këtë hipotezë.
Hipoteza e dytë e këtij studimi ka qenë: “Përpjekjet perfeksioniste neurotike në kohën e COVID-19 në Kosovë janë më të theksuara në krahasim me ato normale në funksion të kujdesit ndaj kësaj pandemisë”, për analizimin e të cilës është bërë analiza One-Sample Test ku niveli i perfeksionizmit neurotik ka raportuar mesatare M=19.11, ndërsa perfeksionimi normal ka raportuar mesatare M=12.43. Këto rezultate signifikate dhe e aprovojnë këtë hipotezë.
Hipoteza e tretë e këtij studimi ka qenë: “Ekzistojnë dallime të rëndësishme gjinore në raportimin e simptomave depresionit dhe perfeksionizmit normal e neurotik gjatë ditëve të pandemisë”, për analizimin e të cilës është bërë analiza e t-testit. Tek variabla e depresionit [t= -2.758, p< .006] ku meshkujt kanë shfaqur mesatare M=19.37 ndërsa femrat M=20.93. Tek variabla e perfeksionimit normal[t= 1.331, p< .184] ku meshkujt kanë shfaqur mesatare M=12.58 ndërsa femrat M=12.32. Tek variabla e perfeksionimit neurotik [t= -2.011, p< .045] ku meshkujt kanë shfaqur mesatare M=19.40 ndërsa femrat M=18.87. Këto rezultate në aspektin statistikor janë të rëndësishme dhe të vlefshme dhe e mbështesin këtë hipotezë.