Sot ndërmarrja komunale “Higjiena”, ka bërë pastrimin e mbeturinave në oborrin e QKMF-së në Deçan! Në ditët në vazhdim do të pastrojnë gjithë territorin e komunës nga mbeturinat dhe deponitë ilegale. Na duhet ndihma e juaj qytetarë të dashur, që së bashku të kujdesemi për ambientin! Mirënjohës ndërmarrjes komunale “Higjiena” për punën që janë duke bërë.
Ta ruajmë pastërtinë dhe shëndetin! Ka thënë kryetari Ramosaj.