leoni

Liburn Aliu

Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Ambientit…, Liburn Aliu

Ndërmarrja Publike Banesore në Prishtinë ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. Në njoftimin e kësaj ndërmarrje është thënë se Aliu i ka shkaktuar dëm të madh NPB-së “NPB-ja është e bindur që z. Aliu përmes veprimeve të tija ka tejkaluar përtej çdo dyshimi kompetencat e tij dhe i ka shkaktuar dëm jashtëzakonisht të madh interesave ekonomike dhe pronësore të NPB-së”, është thënë në njoftimin e NPB-së. Kallëzimi penal ndaj ministrit Aliu është bërë për shkak të pretendimeve për të  “Keqpërdorimit apo autoritetit zyrtar”. Në këtë kallëzim penal prej dhjetë faqesh e dhjetëra faqesh prova, NPB-ja ka argumentuar se si ku dhe si është shkelur legjislacioni në fuqi nga z. Aliu asisoj që i njëjti ka konsumuar veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ të paraparë me Nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …