Ekipet operative të Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” të komunës së Deçanit, sot, kanë vepruar në qytetin e Skenderajt, për të ju dalë në ndihmë me makineri dhe punëtor fizik qytetarëve të kësaj komune, e cila po kalon një situatë të vështirë nga vërshimet që kanë ndodhur së fundmi. Me këtë rast kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i ka falënderuar punëtorët e kompanisë “Higjiena”, duke uruar që të kalojmë këtë situatë sa më parë pa dëme të mëdha.