Trepça

Ndërmarrja “Trepça”, pranon se në planet e saj të biznesit për vitet 2023-2024 se nuk ka kontroll mbi minierën në Leposaviq

Menaxhimi i minierave në Leposaviq, që përfshijnë minierën në fshatin Gnezhdanë, dhe Flotacionin në Kopaonik, mbetet një çështje komplekse dhe e paqartë. Ndërmarrja “Trepça”, e cila është pronare formale e këtyre minierave, ka pranuar në planet e saj të biznesit për vitet 2023 dhe 2024 se nuk ka kontroll mbi këto prona për shkak të mungesës së të dhënave. Ndërsa simbolika dhe flamuri i Kosovës mund të jenë të pranishëm në kamionët që sjellin xehe, në terren mbizotëron menaxhimi dhe ndikimi serb, siç shihet edhe në praninë e flamurit të Serbisë. Kjo ka ngjallur pyetje rreth sovranitetit real të Kosovës mbi këtë rajon. Qeveria e Kosovës, e cila ka shumicën e aksioneve në “Trepçë”, nuk ka ofruar përgjigje të qarta mbi kontrollin e minierave dhe flotacionit në Leposaviq, ndërsa drejtori i minierave atje, Dejan Kerstiq, ka preferuar të mos japë përgjigje të menjëhershme. Menaxhimi dhe përfitimet reale, duket se kontrollohen kryesisht nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …