Rama Meta Basha

Ndërmjetësimi për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri nuk është në axhendën e BE-së as të Amerikës

Ndërmjetësimi për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri nuk është në axhendën e BE-së as të Amerikës. Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Federica Mogherini do të qëndrojë në Tiranë më 8 dhe 9  maj por jo për t’u angazhuar në negociata me krerët e 2 kampeve politike, pavarësisht se ka planifikuar takime me ta. Ajo do jetë pjesë e samitit të Brdo-Brijunit, organizuar nga kryetari Meta. Ambasadori i BE e konfirmon qëndrimin e Brukselit se palët në vend duhet ta gjejnë vetë një zgjidhje. Ndërmjetësimi nuk është në axhendën tonë për momentin. I takon partive politike të maxhorancës dhe opozitës të gjejnë urat që ekzistojnë për të tejkaluar këtë ngërç, në mënyrë që të përfitojnë qytetarët shqiptarë, të cilët ata përfaqësojnë”. Vizita e Mogherinit vjen në një moment kur PD ka prezantuar platformën për qeverinë tranzitore, ndërsa po përgatitet për protestën e radhës e cila sipas tij do të jetë vendimtare, ashtu sikur i ka quajtur të gjitha protestat e deritanishme.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …