Me rastin e 20 vjetorit të rënies së 28 dëshmorëve të kombit dhe 32 martirëve të luftës, të cilët ranë më 9 prill 1999 në Rakoc dhe Lagje të Re, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik organizohet Akademi përkujtimore. Kjo ngjarje do të zhvillohet në orë 14:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xheladin Kurtaj”në Kaçanik. Aktivitete të tjera, paraprakisht në orën 11:00 bëhen homazhe dhe vendosen lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re. Në orën 12:00 bëhen homazhe dhe vendosen lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Rakoc. Në orën 13:00 bëhen homazhe dhe vendosen lule në Kompleksin Memorial tek Varrezat e Dëshmorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …