Nderohen Dëshmorët e Lloqanit, Carrabregut dhe Lumbardhit

Më homazhe dhe vendosje të kurorave më lule në përvjetorin e rënies në Altarin e Lirisë janë përkujtuar Dëshmorët e Kombit nga fshati Lloqan, Carrabreg i Epërm dhe Carrabreg i Ulët si dhe Lumbardh. Homazhe kanë bërë i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Kol.Abdyl Mushkolaj, deputet, zyrtar institucional, Polici e Kosovës, FSK-ja, familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së dhe qytetar të shumtë. Pikërisht në përvjetorin e fillimit të luftës në fshatin Carrabreg tashmë tradicionalisht bëhet edhe dhurimi i gjakut ku me dhjetëra qytetar ju bashkuan këtij aksioni nën moton ,,Carrabregu dhuron gjake”. Në kujtim të përpjekjeve shekullore dhe kujtimin e te rënëve, Fshati në këtë ditë përkujton fillimin e luftës me forcat serbe. Në Fshatin Carrabregu i Epërm dhe Carrabregu i Ulët janë 12 Dëshmorë dhe 30 Martirë, për të përkujtuar sakrificën e të gjithë këtyre, organizohen iniciativa të ndryshme, duke e bërë këtë ditë madhështore. Kjo ngjarje tashmë tradicionale mbështet çdo vit nga Komuna e Deçanit dhe nga vet banorët e Fshatit. Po në ditën e shënuar për dëshmorët e fshatit Lumbardh kryetari Ramosaj, bëri të ditur së edhe fshati Lumbardhë brenda këtij viti do të behët më Kompleks të Varrezave. Ne si institucion e kemi obligim që të gjitha varrezat e Dëshmorëve të Komunës së Deçanit ti rregullojmë në formë të njëjtë sepse të gjithë dëshmorët ranë për një ideal që në sot të jemi të Lirë. Jemi dukë punuar në kompleksin e varrezave në fshatin Sllup, pa ashtu në Baballoq, pres që së shpejti edhe kompleksi në Lumbardh të nisin punimet tha Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …