Nderohen personat që gjatë luftës rregulluan armët e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Nderohen personat që gjatë luftës i rregulluan armët e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Është përuruar pllaka përkujtimore në Likoc të Skenderajt për nder të gjashtë aktivistëve që në kohën e luftës nga viti 1995 deri në vitin 1999 kanë rregulluar armët e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Musli Asllanaj, shef i sektorit të armëve, në shtëpinë e të cilit punoheshin dhe rregulloheshin armët, ka thënë se në atë kohë kanë rregulluar që nga pistoletat deri te topat, por kanë rregulluar edhe bomba. Gjithashtu në këto pllaka janë edhe emrat e Bajram Ibrahimit, Selim Avdylit, Ismet Gjinofcit, Osman Hajrizit dhe Enver Bajraktari, te gjithë janë gjallë. Është bërë me dije se ata janë ndihmuar me këshilla profesionale edhe nga komandant Bekim Berisha i njohur si “Abeja”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …