Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve dhe Heronjve të Kombit Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi-Mici, nga Rahoveci dhe Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti e Nezir Ymeri nga komuna e Vushtrrisë, sot janë bërë homazhe dhe nderime te përmendoret e Tonit dhe Micit, tek vendi i rënies mbi fshatin Opterushë dhe varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit. Sipas njoftimit për media kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në këto homazhe e ka çmuar lart jetën dhe veprën e të rënëve të 6 nëntorit të vitit 1998. Në homazhe dhe nderime të pranishëm ishin familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve, shumë qytetarë si nga Komuna e Rahovecit, po ashtu edhe nga komuna e Vushtrrisë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …