Me rastin e 22-vjetorit të masakrës në Tusus, kryekuvendari i Kosovës Glauk Konjufca, nënkryetari i Komunës së Prizrenit Visar Shehu, drejtorët komunalë dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, sot kanë bërë homazhe në Sheshin e Martirëve të Tususit. Me këtë rast, Konjufca deklaroi se masakra në Tusus është një nga masakrat më të tmerrshme që ushtria serbe ka kryer në Kosovë, ku janë masakruar 27 persona dhe është vënë në zjarr e gjithë lagjja, pikërisht pse ishte njëra prej bazave më të forta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se Kuvendi i Kosovës, para një muaj ka ndryshuar ligjin dhe tanimë kriminelët serbë edhe pse janë në Serbi, gjykimi i tyre do të mund të bëhet pa pjesëmarrjen e tyre në gjykim. “Institucionet e reja të vendit duhet të punojnë më shumë që të shpaloset identiteti i atyre që kanë kryer masakra dhe të kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare gjetja dhe gjykimi i tyre”, tha Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …