Organizuar nga ish Togu i Policisë Ushtarake të “Brigadës 123” të UÇK-së, të enjten janë bërë nderime përkujtimore për dëshmorin e UÇK-së, Haxhi H.Haxha nga greikoci i Suharekës i cili ra dëshmor me 29.03.1999 në Gallushë, mbi fshatin Semetisht. Fillimisht janë bërë homazhe te vendi i rënies, kurse më pastaj edhe te Parku i dëshmorëve, ku pushon i qetë trupi i dëshmorit. Homazhe dhe kurora me lule ka vendosur edhe Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj.