Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorëve Sadik Bega-Mortaja dhe Driton Islami-Toni

Gjatë paradites së sotme me homazhe është nderuar jeta dhe vepra e dëshmorëve të kombit Sadik Bega-Mortaja dhe Driton Islami-Toni. Në homazhe mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga nënkryetari Naim Ferati, deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, invalidë të luftës si dhe shumë qytetarë të tjerë. Me këtë rast, Luan Jahiri nga Organizata e Veteraneve të luftës së UÇK-së, ka vlerësuar tejet lartë kontributin e dëshmorëve, duke cilësuar veprën e tyre si të pavdekshme.

Me homazhe janë nderuar edhe 62 dëshmorët të tjerë të Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …