leoni

Nderohet në 16 vjetorin e vdekjes Jusuf Shalakun – Cufa

Në fshatin Dardhishtë të Obiliqit, në vendin e lindjes e pranë monumentit të tij, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me familjarë, shokë e të njohur, me Kryetarin e Komunës Xhafer Gashin, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, në 16-vjetorin e mungesës fizike të tij, nderuan kujtimin dhe vendosën lule të freskëta për shokun, JUSUF SHALAKU – CUFA. Kryetari Latifi tha se asnjëherë nuk do ta harrojmë njeriun e mirë dhe veprimtarin e madh, atdhetarin e përkushtuar që i shërbeu atdheut dhe kombit deri në frymën e fundit. Andaj, edhe sot u përkulëm me pietet të lartë së bashku me Fadil Fazliun, vëllain e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu, sepse CUFA ishte shoku ynë i idealeve të larta, shoku i bashkëluftëtarëve të gjallë e të rënë, shoku i Bahri Fazliut e i shokëve të tij. CUFA do të mbahet në mend sa të jemi gjallë, sepse kishte shpirt njeriu, i dashur e zemërmadh, i organizuar në veprimtarinë e fshehtë në kuadër të LKÇK-së, luftëtar e përkrahës i madh i UÇK-së, solidar dhe i angazhuar edhe pas luftës për t’i ndihmuar përveç familjes, edhe shokëve dhe njerëzve që kishin nevojë. Ishte një bashkëpunëtor i zellshëm që i shërbeu interesit të përgjithshëm me vullnet dhe besnikëri të pamatshme. Prandaj, dhimbja për CUFËN është e madhe, ashtu siç është edhe krenaria për të. Emri dhe vepra atdhetare e CUFËS nuk i takon vetëm familjes Shalaku, por të gjithë liribërësve dhe liridashësve shqiptarë, kudo që janë.

I paharruar kujtimi për veprën e tij!

Lavdi dhe nderime për jetë të jetëve!

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …