leoni

Nderohet sakrifica e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, në këtë datë të 28 Nëntorit të lavdisë e krenarisë kombëtare

Me homazhe tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, u shënuan, Festa e Flamurit dhe Pavarësisë Kombëtare, 25 vjetori i daljes publike të UÇK-së, ditëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, si dhe 579 vjetori i ngritjes së flamurit në Krujë nga Kryetrimi, Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Ishin qindra qytetarë ferizajas, prirë nga drejtorë të drejtorive komunale të Komunës së Ferizajt, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtues të shoqatës së familjarëve të Dëshmorëve të Kombit, invalidëve të luftës e organizata e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, krerë e drejtues politik e institucional që me përkulje, me buqeta lulesh, nderuan sakrificën e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj. Në shënim të Festave të Nëntorit, Komuna e Ferizajt ditë më parë organizoi e mbajti një varg aktivitetesh kulturore, kulmuar me Festivalin “Kosovarja Këndon” që këtë vit mbushi 50 vite nga themelimi.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …