Për shkak të reshjeve të fundit atmosferike dhe rritjes së nivelit të ujërave sipërfaqësore, për të ruajtur stabilimentet elektromakinerike dhe cilësinë e ujit, KUR”Prishtina” sh.a. është detyruar të ndërprejë furnizimin me ujë të pijshëm për këto lokalitete: fshati Miradi në komunën e Fushë Kosovës, fshati Poturovc dhe Torinë në komunën e Lipjanit dhe fshati Caralevë në komunën e Shtimes.
Situatën do e monitorojmë në vazhdimësi dhe në çdo moment të përmirësimit të kushteve atmosferike, ne do ta funksionalizojmë prodhimin e ujit në këto katër fshatra të zonës së shërbimit.
Ndërsa, në pjesët e tjera, gjithçka është në rregull.
Niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci janë ( -1m ) nën kuotën maksimale, derisa furnizimi me ujë të pijshëm është mjaft stabil.