Pas vizitës dy ditore, në segmentin e dytë të rrugës Deçan-Plavë, kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bazuar në vlerësimin e situatës ndërtimore, së bashku me kompaninë ndërtuese dhe kompaninë projektuese, ka marrë vendim që punimet të ndërpriten, deri në revidimin adekuat të projektit ekzistues. Ky projekt duhet dhe ka për të qenë projekt i qëndrueshëm dhe funksional, ka thënë kryetari Ramosaj.