Sot, kardiologët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë ndërprerë grevën disa ditore. Tash e tutje, shërbimet kardiologjike të ofrohen normalisht. Kjo është vendosur pas takimi mes kardiologëve, Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Dr. Imet Rrahmani, me prezencë edhe të zyrtarëve të Federatës Sindikale të Shëndetësisë, ku prezent ishte edhe drejtori përgjithshëm, Curr Gjocaj. Pas takimit, Ministri Rrahami tha se është i kënaqur që kardiologët do të rifillojnë punën. Ai tha se nga takimi me ta, ka kuptuar se ata nuk janë kundër hetimeve të prokurorisë dhe përkrahin ato, por kundër mënyrës si janë bërë publike ato. Ministri Rrahmani ritheksoi se Ministria e Shëndetësisë nuk është kundër hetimeve të mjekëve dhe në asnjë mënyrë nuk ka bërë dhe nuk bën presion ndaj prokurorisë. Në anën tjetër kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, dr. Blerim Syla, njoftoi se pas bisedave që kanë pasur janë pajtuar që greva të ndërpritet. Ai tha se janë kundër linçimit dhe etiketimit publik që po ju bëhet mjekëve, por nuk janë kundër hetimeve që po bën prokuroria.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …