Ministria e Infrastrukturës njofton se nga data 12 qershor 2020 deri më 11 korrik 2020, deri më 11 korrik 2020, për shkak të zhvillimit të punimeve në projektin “Rehabilitimi i rrugës regjionale R-115 Gërlicë e Epërme-Shtërpcë-Brezovicë dhe rruga R-210 Brezovicë – Qendra e Skijimit” (realizimit të murit mbrojtës në segmentin rrugor nga Ura e Hekurit në fshatin Firajë e deri në fshatin Drajkovc), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve të rënda/kamionëve në segmentin rrugor Ura e Hekurit në fshatin Firajë e deri në fshatin Drajkovc.