Raportimi i ministres së Jashtme Meliza Haradinaj, në komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë është ndërprere për shkak të përplasjes mes pozitës dhe opozitës. Pas ndërprerjes së mbledhjes, kryetarja e komisionit, Time Kadrijaj ka thënë se raportimin e ministres e ka penguar Fitore Pacolli, siç tha ajo, duke mos e ndaluar asnjëherë fjalën. “Ka qenë kërkesë që të raportoj ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, ka fillur procesi i raportimit të ministres, por në vazhdimësi është penguar nga Fitore Pacolli, sepse është një rend dhe duhet flasin të gjithë deputetet, ajo edhe pse foli 10 minuta dhe e kemi dëgjuar. Por gjatë raportimit të minsters asnjë sekond ajo nuk e ka ndalur fjalën, gjë që e ka penguar ministren të raportoj. asnjëherë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Por kjo është fytyra e vërtete e deputetëve të VV-së”, ka thënë ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …