Seanca e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u ndërpre, dje pasi përfundoi diskutimi për ndryshimet në Kushtetutë, me të cilat pakica bullgare do të nominohej si kategori kushtetuese. As ndryshimet kushtetuese nuk u votuan. Kryetari i Kuvendit e ndërpreu seancën pasi nuk u sigurua shumica e dy të tretave të nevojshme për ndryshimet në Kushtetutë. Ky është një kusht për hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në. Ndryshimet në Kushtetutë janë kundërshtuar nga përfaqësuesit e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE, si dhe disa parti të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …